Izraeli goditi dy shkolla të OKB në Gaza, reagon Guterres: Jam thellësisht i tronditur

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi sot se është “thellësisht i tronditur” nga fakti se dy shkolla të OKB-së u goditën në më pak se 24 orë në Rripin e Gazës, duke vrarë ose plagosur dhjetëra civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, që kërkuan strehim në objektet e OKB-së.

“Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e OKB-së në të gjithë Gazën ndërsa luftimet përshkallëzohen. Ju siguroj se objektet tona janë të pacenueshme”, tha Guterres në një deklaratë sot.

Sipas tij, lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të cilët sundojnë Gazën, po shkakton një numër tronditës dhe të papranueshëm viktimash civile, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.


Shtuar 19.11.2023 17:41