Izraeli gati për betejë, dërgon përforcime ushtarake në kufirin me Gazën

Izraeli po dërgon përforcime ushtarake në kufirin me Gazan, ka thënë zyrtarë i ushtrisë për BBC.

Trupat po përgatiten për një operacion të mundshëm tokësor, një veprim i ngjashëm me inkursionet gjatë luftërave Izrael-Gaza në vitin 2014 dhe 2008-2009.

“Ka trupa që po lëvizin drejt kufijve”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nënkolonel Jonathan Conricus, duke shtuar se është një veprim përgatitor.

Ai tha gjithashtu se 3,000 rezervistë të ushtrisë janë thirrur dhe zyrtarë ushtarakë në kufi janë urdhëruar nga qeveria të përgatiten për një përshkallëzim më të rrezikshëm.

“Ata janë duke u përgatitur për betejë, kjo është ajo që po bëjnë”, tha Conricus. “Por kjo nuk është domosdoshmërisht gjëja e parë që do të bëjmë nesër në mëngjes,  fokusi ynë është në degradimin e aftësive të armikut” shtoi ai./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 12:39

Tags: ,