Izolim tjetër për shkak të Delta-s? Flet eksperti amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të shkojnë në të tjera izolime, pavarësisht situatës që mund të shkaktojë varianti ‘Delta’ i koronavirusit.

Deklarata vjen nga Anthony Fauci, eksperti amerikan për sëmundjet infektive i cili, megjithatë, në një intervistë për mediat amerikane paralajmëroi se situata e infektimeve mund të përkeqësohet.

“Nëse shikoni kurbën e numrit të infektimeve, mund të shihni se si mesatarja e shtatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm.

Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, e kemi përsëritur disa herë dhe është e vërteta: ne jemi 100 milionë njerëz në këtë vend që kanë të drejtë të vaksinohen, por nuk janë të vaksinuar.

Ajo që ne po shohim është një shpërthim infektimesh në mesin e të pavaksinuarve“, – thekson Fauci.

 


Shtuar 1.08.2021 21:30