Ivanka Trump “thyen” besimin e të atit, bën publikisht vaksinën e COVID-19

Ivanka Trump, vajza e madhe e ish Presidentit Donald Trump, prej disa muajsh nuk ka publikuar asgjë në Twitter dhe vetëm ditën e djeshme ka thyer heshtjen duke publikuar një foto teksa ka bërë vaksinën e Covid-19.

“Sot, bëra vaksinën. Shpresoj që dhe ju ta bëni”, ka shkruar Ivanka duke falenderuar dhe infermieren.

Ivanka është e para nga familja Trump e cila ka bërë publike injektimin e vaksinës, pasi ish-Presidenti dhe Melania vendosën ta mbanin private marrjen e vaksinës. Por lajmin se ata ishin vaksinuar e bëri të ditur në mars, “The New York Times”.

Ky postim i Ivanka Trump është vërtetë i rëndësishëm në Amerikë pasi besinkët e babait të saj dhe votuesit republikanë refuzojnë të vaksinohen.

25% e votuesve të Trump thanë për sondazhin Frank Luntz se ata “definitivisht nuk do të” vaksinohen dhe 21% të tjerë thanë se do të presin për më shumë se një vit për të marrë atë./albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 13:13