Kontrollorët e Rinasit kërkojnë lirimin nga burgu

Tre kontrollorët e Rinasit të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë të akuzuar si nxitësit e grevës në eroportin Kombëtar kanë apeluar vendimin e  Gjykatë së Shkallës së Parë.

Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

 


Shtuar 15.04.2021 13:08