Yuri Kim për zgjedhjet: Shoqëria civile të nxisë qyterarët të votojnë

Ambasada e SHBA-ve përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ambasadorja Yuri Kim ka qenë në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile.

Ambasadorja ka diskutuar për integritetin ëe kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Gjatë takimit Kim ka theksuar rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë.

 

 


Shtuar 15.04.2021 13:20