Një pronare kafeneje në qytetin e Kavallës në Greqi është rrahur nga një 45-vjeçar, pasi atij dhe shoqërueses ju vonua porosia.
Sipas Protothemës, skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë në kafene ku 45-vjeçari i inatosur ka arritur deri aty sa ka goditur me shpullë gruan.
Siç e përshkruan djali i pronarit të kafenesë, Cleisthenis Tzakis në një postim në faqen e tij në Facebook, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.
“Pra, një “burrë” i tillë u shfaq mëngjesin e së shtunës, 9.03.2022 në qytetin tonë! Një ish-profesionist në tregtinë me pakicë, i cili së bashku me bashkëshorten e tij zotërojnë një kioskë qendrore në qytet, ndërsa vitet e fundit punonte si shofer taksie. Arsyeja që N.P., 45 vjeç, shofer taksie në Kavallë, ku erdhi në punë ndërsa NUK ishte klient, për të marrë porosinë e djalit të tij të madh I.P. dhe gruas së tij E.F., filloi të na shante dhe duke na kercenuar ne dyqanin tone se kafeja i ishte vonuar. Pra, ky “burrë” kishte “guxim” të ngrinte dorën dhe të godiste dy herë, në një vend publik, përballë klientëve dhe kalimtarëve, nënën, gruan dhe dy djemtë e tij, një grua me tre role njëkohësisht. Një grua që është nënë, punëtore dhe pronare dyqani! Por “zorra” të tilla kanë nevojë për prerje. Nga rrënja!”, shkruan i riu.