Iu nënshtrua dje një ndërhyrjeje, kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos, vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës nga mjekët, të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua. .

Në një reagim të bërë pasditen e djeshme, spitali “Evangelismos” i Athinës, deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme.

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.


Shtuar 11.01.2025 10:20