Iu gjetën armë të çuditshme në shtëpi, kush është 28 vjeçari sypatrembur që qëlloi me shuplakë presidentin Macron

28-vjeçari Damien Tarel i cili qëlloi në fytyrë presidentin francez Emmanuel Macron është arrestuar dhe më pas i është bërë një kontroll shtëpisë ku ai jetonte bashkë me të ëmën.

Sipas Daily Mail, në shtëpi grupi i hetuesve bën me dije se ka gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit, Mein Kampf dhe armë ku mdis tyre raportohet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë; një shpatë, një kamë dhe një pushkë koleksionisti, për të cilat ai nuk kishte leje.

Damien Tarel me flokë të gjatë dhe me syze u hodh në tokë nga truprojat pasi goditi presidentin dhe bërtiti: ‘Montjoie Saint Denis’, një britmë e vjetër e luftës mbretërore, ‘A Bas La Macronie’ (‘Poshtë Macronia’).


Shtuar 10.06.2021 10:13