Institucionet ligjzbatuese në Itali janë vënë në alarm pas informacioneve të dala në gazetën “Il Fatto Guotidiano”, në të cilët shkruhet se shërbimet e huaja kanë informacion se “Ndragheta” ka në plan të hedhë në erë prokurorin e Catanzaro, Nicola Gratteri.
Sipas raportit, klanet që krijuan komplotin janë ato që janë goditur më rëndë nga hetimet e Gratterit në lidhje me aktivitetet kriminale në Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në Itali.
Ndrangheta besohet të jetë mafia më e pasur dhe më e fuqishme e Italisë falë mbajtjes së saj në tregtinë evropiane të kokainës.
Dokumenti i shkruar por dhe i lidhur me audio përgjimin zbardh se atentati është planifikuar të kryhet në rrugën që lidh banesën e Prokurorit me zyrën e tij.