Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka vendosur rregulla të reja, më të lehtësuara, për vendet fqinje. Pjesë e rregullave të reja janë edhe vendet jo-anëtare të BE-së, përfshirë këtu Shqipërinë.

Udhëtarët shqipytarë, për të shkuar në Itali duhet të qëndrojnë në karantinë për 5 ditë dhe para udhëtimit duhet të kenë një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.  Ndërsa për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molecular apo antigjenik.

Përsa u përket atyre që udhëtojnë me makinë për një peridhë me shumë se 36 orë, nuk e kanë të detyrueshme karantinimin 5 ditor./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 09:46