Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë(Emri)

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 33-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të marra për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.01.2024 10:12