Ishte planifikuar të mbahej sot, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër.

“Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve,

Ju njoftojmë se Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e njoftuar për sot shtyhet për një ditë tjetër. Konsultimet vijojnë”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme.

Mësohet se nuk është arritur  dakordësia për objektin e këtyre komisioneve dhe prandaj mbledhja e sotme është shtyrë.

Një ditë më herët, në mbledhje u arrit marrëveshja se do të ngriheshin dy Komisione Hetimore për sterilizimin dhe sistemin TIMS.

Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye pse u shty mbledhja. /albeu.cim


Shtuar 13.03.2024 11:34