Ishte nisur nga Brazili, ndalohet anija me gati një ton “të bardhë” në Itali

Një sasi kokaine prej 850 kg, me vlerë 150 milionë euro, u gjet e fshehur me kujdes në një anije greke nën flamurin e Liberisë, në brigjet e Venecias. Sipas raportimeve të mediave italiane, ngarkesa, e ndarë në 750 parcela, duket se është sekuestruar në dy faza nga Skuadra e Krimit Ekonomik të Italisë. I pari ishte të martën, ndërsa anija iu nënshtrua një kontrolli të mëtejshëm të enjten, kur operacioni përfundoi.

Ndonëse të gjitha detajet e operacionit nuk janë bërë ende publike, informacionet theksojnë se droga, pako me kokainë të mbështjellë me plastikë, u gjetën në tubacionet e marrjes së ujit të detit të anijes “Atlas”.

Në një praktikë që i referohet drejtpërdrejt kartelit ndërkombëtar të drogës, trafikantët me ndihmën e zhytësve kishin vednosur paketat me kokainë, në tubacionet nënujorë të anijes në fjalë.

Anija u nis nga Santos, Brazil (porti i ngarkimit) më 23 mars. Lundroi në Venecia, Itali për shkarkim më 17 Prill 2023. Kjo anije ishte ndalur për furnizim me karburant në Gjibraltar. /albeu.com


Shtuar 21.04.2023 17:40