Ishte duke luajtur me shokët, 13-vjeçari goditet nga rryma elektrike, bie në koma

Teksa luante me miqtë e tij në park, një trembëdhjetë vjeçar është goditur nga rryma elektrike e shkaktuar nga një shtyllë ndriçimi në Montenero di Bisaccia në Itali.

Nga mediat italiane mësohet se adoleshenti gjendet në koma dhe se goditja i ka shkaktuar plagë të mëdha.

Rryma elektrike i ka prekur shpatullën, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë dhe fibrilacion ventrikular.

Djali u shpëtua menjëherë nga punonjësit e shëndetësisë, të cilët falë defibrilatorit dhe masazh të zgjatur të zemrës i shpëtuan jetën.

 

 

I transportuar pa ndjenja në dhomën e urgjencës të spitalit San Timoteo në Termoli, ai u intubua dhe u transferua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit të Foggias.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e tij cilësohet ende e rëndë.

Shtylla e ndriçimit publik nga ku ka nisur shkarkimi elektrik është çaktivizuar dhe në prani të carbinier-ëve po kryhet ekspertiza.