Ish-shefi i spiunazhit dënohet me vdekje (FOTO LAJM)

Ish-shefi i spiunazhit të Gambisë, Yankuba Badjie dhe katër agjentë të tjerë të sigurisë janë dënuar me vdekje.

Ata akuzohen për vrasjen në vitin 2016 të një aktivisti politik në ditët e fundit të sundimit brutal nën ish-presidentin Yahya Jammeh.

Aktivisti, Ebrima Solo Sandeng, një figurë udhëheqëse në Partinë e Bashkuar Demokratike të opozitës, ishte arrestuar gjatë protestave antiqeveritare.

Ai vdiq në burg dy ditë më vonë, i rrahur dhe torturuar.

Vdekja e tij nxiti një valë zemërimi popullor që përfundimisht çoi në rrëzimin e Presidentit Jammeh pas 22 vjetësh në pushtet.

Jammeh iku në vitin 2017 në Guinenë Ekuatoriale, ku mbetet në mërgim.


Shtuar 15.07.2022 10:14