Ish-presidenti rus: Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj

Dmitry Medvedev thotë se duket se Kievi ka nisur kundërsulmin e shumëpritur.

Aleati afatgjatë i Putinit tha më tej se Rusia duhet të përgjigjet me ofensivën e saj pasi të kishte zmbrapsur forcat ukrainase.

“Armiku ka premtuar prej kohësh një kundërofensivë të madhe. Dhe duket se tashmë ka filluar diçka,” tha  Medvedev, i cili tani shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, në një deklaratë në Telegram.

“Ne duhet të ndalojmë armikun dhe më pas të nisim një ofensivë”, shtoi ai.


Shtuar 7.06.2023 12:12