Ish-kryeministri David Cameron është emëruar sekretari i ri i Jashtëm britanik.
Cameron zëvendëson James Cleverly, i cili u emëruar sekretari i ri i Brendshëm pas largimit të Suella Braverman.
The Rt Hon @David_Cameron has been appointed Secretary of State for Foreign, Commonwealth and Development Affairs @FCDOGovUK pic.twitter.com/r9fL9dIgzs
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) November 13, 2023
Vendimi për shkarkimin e Braverman erdhi disa ditë pasi ajo kritikoi policinë e Met në një artikull të “the Times”.
Më vonë u konfirmua se ajo kishte injoruar këshillat për të bërë ndryshime në artikull./albeu.com