Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Një 22-vjeçar akuzohet për vrasjen e ish të dashurës së tij.
Tarikjot Singh e lidhi me shirit para se ta varroste të gjallë studenten 21-vjeçare të infermierisë Jasmeen Kaur.
Në Gjykatë u tha se Singh e kishte vrarë ish të dashurën për tu hakmarrë pasi kjo e fundit e refuzoi.
Trupi i Kaur u gjet i varrosur në një gropë të cekët në Moralana Creek në mes të veriut të SA.
Ajo u gjet me duar të lidhura pas shpine me një lidhëse kablloje dhe me këmbë të lidhura me shirit dhe kabllo së bashku.
Sighn u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm./Albeu.com/