Jaeld Çela ka dërguar kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”
Jaeld Çela sqaron se kjo kërkesë vjen nga fakti se vuan nga hernia fiskale lumbare dhe ka nevojë për fizioterapi e barna anti-inflamatore, regjim shtrate, injeksione selektive të rrënjëve të nervave me kortizonikë apo trajtim kirurgjikal. Në rast se këto trajtime nuk japin asnjë efekt, atëherë mundësia e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.
Kujtojmë se ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Cela u vetëdorëzua vitin e kaluar. Ish zyrtari i lartë u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Jaeld Cela, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy ish zyrtarët Sokol Bode dhe Gjergj Kohila akuzohen se ishin edhe pjesë e grupit të Habilajt që që mbillte drogë në Shqipëri dhe e transportonte me skafe në Itali.