Irani akuzon Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka fajësuar Izraelin për dy shpërthimet vdekjeprurëse gjatë një ceremonie përkujtimore në Iranin juglindor të mërkurën.

Shpërthimet pranë varrit të komandantit ushtarak Qasem Soleimani, ndodhën në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij në një sulm ajror të SHBA-së.

Unë paralajmëroj regjimin sionist: Mos dyshoni se do të paguani një çmim të rëndë për këtë krim dhe krimet që keni kryer”, tha Raisi në një fjalim televiziv.

Raisi, i cili është kreu i qeverisë iraniane, paralajmëroi gjithashtu se ndëshkimi i Izraelit do të jetë shumë i ashpër.

Ushtria izraelite tha për CNN se nuk kishte asnjë koment mbi shpërthimet në Iran.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, të cilat Irani i ka quajtur “sulm terroist”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matt Miller, u tha gazetarëve të mërkurën se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë asnjë informacion të pavarur” në lidhje me shpërthimet dhe se Departamenti i Shtetit “nuk ka arsye të besojë se Izraeli ishte i përfshirë”.

Të paktën 95 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimet.

Numri i të vdekurve fillimisht u raportua si 103, por ministri i shëndetësisë së Iranit tha se disa emra u regjistruan aksidentalisht dy herë.


Shtuar 4.01.2024 08:01