Simone Inzaghi, në prag të ndeshjes me Empolin ka folur për Inter TV: “Është një ndeshje tinëzare, sepse ata kanë cilësi dhe nuk kanë çfarë të humbasin. Duhet të japim 120%, Empoli është një skuadër e organizuar. Duhet i njëjti mentalitet si në ndeshjen e fundit kundër Udinese.
Nuk ishte e lehtë ajo ndeshje dhe isha shumë i kënaqur, pasi treguam personalitet dhe vendosmëri. Një fitore e arritur me përqendrimin e skuadrave të mëdha. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm dhe do të na japin një shtysë më shumë”
“Nuk ndryshon asgjë nëse luan më shpejt apo më vonë. Detyra ime është të vendos mbi atë që mund të bëjmë, pa parë se çfarë bëjnë të tjerët. Kemi garë me veten. Motivimi bën ndryshimin në këto momente dhe kam fatin që skuadra ime ka ditur gjithmonë ta gjejë”, përfundoi trajneri i Interit. /h.ll/albeu.com