Inter ka provën e fundit sot përballë Villareal, starton sot treshja Skriniar-De Vrij-Bastoni

Testi i fundit parasezonal për Interin e Inzaghit që sonte do të rikthehet për të rreshtuar mbrojtjen titullare të kampionatit të kaluar me rastin e ndeshjes miqësore me Villarealin.

Skriniar, De Vrij dhe Bastoni sërish në krye të repartit të prapavijës zikaltër që në testet e fundit ka pësuar gola pasi treshja nuk ka qenë aty. E ardhmja e sllovakut është ende në pikëpyetje, por formacioni i rreshtuar sonte ndoshta do të jetë i njëjti me ndeshjen e parë të Serie A ndaj Lecces.

Do të mungojë sot Brozovic i cili raportohet se ka një lodhje të lehtë të muskujve dhe nuk dëshiron të rrezikohet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.08.2022 09:16