Integrimi, kryeministri holandez: Të shpresojmë që Bullgaria të ndryshojë qëndrim

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se duhet të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare de se Bullgaria duhet të ndryshojë qëndrim.

“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike”, tha Rutte./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 13:31