Inicioi protestën, Adriatik Lapaj: Hallet zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë

Adriatik Lapaj, iniciatori i protestës së sotme kundër rritjes së çmimeve mbajti fjalën e tij në shesh dhe tha se hallet zgjidhen vetëm duke krirjuar barrikadë.

“Ne sot duhet të ishim dhe më shumë dhe pse besoj se jemi shumë. Hallet zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimeve”, tha ai.

Më pas të gjithë filluan të kor të thërrisnin një zëri “ju jeni hajduta”, drejtuar qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj iu drejtua dhe me një mesazh të gjithë atyre që nuk iu bashkuan protestës. “Për të gjitha ata milina që na shohin nga ekrani, kam disa pyetje: Edhe sa do të duroni, nuk u ngopët? A nuk u ngopët duke u servilosur?”, tha ai duke shtuar se, “fatkeqësia e një kombi është kur bijtë e tij më të mirë, që janë intelektualet, e shesin shpirtin në kurriz të fermer të fermerëve, blegtorëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara. Fatkeqësia e një vendi është kur bijtë dhe bijat e shkolluara, e përdorinin besimin tonë për një pushim luksoz. Kthehuni te vetja, boll te interesi i partive tuaja”./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 6.10.2021 17:44