Të dënuarit në burgun e Drenovës janë infektuar me Covid-19.
Burime bëjnë me dije se fillimisht ishte një i burgosur, shtetasi me iniciale E. D., me shenja Covidi. Gjendja e tij ishte stabile deri në mbrëmjen e djeshme ku u përkeqësua dhe u nis me urgjencë drejt Tiranës.
Mësohet se ka dhe të tjerë të prekur nga Covid-19, të cilët kanë qenë në kontakt me E. D.
Tampon iu është bërë dhe stafit dhe të dënuarve të tjerë, ndërsa pritet përgjigia./albeu.com