Infektimet e larta, Shqipëria në listën e “zezë” të Gjermanisë, kur do të rikthehet karantina

Gjermania do të vendosë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid 19.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat në Gjermani, të cilat thonë se qeveria gjermane do të fusë në këtë listë Serbinë dhe Shqipërinë.

Pra do të nisë edhe njëherë vendosja e rregullave strikte për shqiptarët që duan të shkojnë atje.

Vendet dhe rajonet me një rritje të lartë të rasteve të reja, klasifikohen nga autoritetet gjermane si zona me rrezik të lartë. Të kthyerit që vijnë nga këto vende dhe që nuk janë vaksinuar plotësisht ose nuk janë shëruar duhet të vendosen në karantinë për dhjetë ditë. Ata mund të mos e bëjnë të plotë karantinën vetëm, nëse pas 5 ditësh tamponi i nxjerr negativ.

Për klasifikimin ndryshe nga e kaluara jo vetëm numrat e infeksionit janë vendimtar. Kritere të tjera janë shpejtësia me të cilën po përhapet virusi, barra në sistemin shëndetësor ose mungesa e të dhënave për situatën e koronës./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 16:35