Kapelja, floku dhe gishtat! Provat që tradhtuan autorin e atentatit ndaj Edison Begajt

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga vrasja e datës 29 Maj në Kaninë të Vlorës, ku viktimë mbeti Edison Begaj.

Blutë e Vlorës u vunë në ndjekje të autorit që në momentin që ndodhi ngjarja dhe për këtë gjë u ndihmuan nga kamerat e sigurisë në vend.

Në periferi të Lushnjes, për shkak të shpejtësisë mjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Autori, duke përfituar nga errësira mundi të largohej. Brenda makinës, policia gjeti prova të mjaftueshme për të çuar në identifikimin e autorit të plagosjes së Begajt.

Një kapele e përdorur nga autori, fije floku, mbetje biologjike si dhe shenjat e gishtave, zbuluan se bëhej fjalë për 36-vjeçarin nga Tirana, Mitri Prifti.

Ai fillimisht u shpall në kërkim policor dhe me marrjen e përgjigjes së ADN-së për provat e siguruara në makinë, policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar. Por rezultoi se një ditë pas ngjarjes, Prifti ishte larguar drejt Italisë në mënyrë të rregullt.

Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg në mungesë për veprat penale, vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Hetuesit kanë dyshime se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të një debati banal mes tyre. Konflikti kishte ndodhur në një lokal, në zonën e Lungomares në Vlorë. Edsion Begaj e ka qëlluar atë me shuplakë në fytyrë dhe e gjithë skema është regjistruar nga kamera e sigurisë së lokalit.

Edison Begaj u qëllua me 4 plumba teksa ishte duke u futur me makinë në oborrin e banesës. Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve, të cilët ishin të ulur në sediljen pas të mjetit Volksëagen. /abcnews.al


Shtuar 3.09.2021 16:18