Incident në konferencën për media, Kumbaro merr “më qafë” zv/ministren e Drejtësisë (VIDEO)

Sot është mbledhur Këshilli i Ministrave dhe një ndër vendimet më të rëndësishme që janë marrë është miratimi i Buxhetit të Shtetit për vitin 2023, që e njoftoi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Në konferencën për media foli dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila bëri me dije se qeveria miratoi sot ndryshimin e kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të përdoren nga bashkitë. Kufiri minimal është rritur me 10%, që do të thotë nga 20 që ishte, vitin tjetër kufiri minimal do të jetë 30%.

Pas Kumbaros, fjalën e mori zv/ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni. Kjo e fundit mori vëmendjen pas incidentit me mikrofonin, i cili i rrinte te sytë. Kjo pasi ishte përshtatur për ministren Kumbaro, e cila është shumë më e gjatë në trup sesa Pirdeni./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 14:20