Deputeti demokrat, Dashnor Sula, gjatë fjalës në Kuvend, foli mbi projektin e Portit të Durrësit, teksa tha se opozita do ta denoncojë aferën javën tjetër, ndërsa tha se nuk janë kudër investimit por kundër abuzimit.
Sula shtoi se një tjetër problematikë në vend është afera e inceneratorëve, për të cilët tha se abuzuesit e tyre duhet të jenë në burg, ashtu si zyrtarët e tjerë që janë përballur me drejtësinë për këtë aferë.
“Përgëzoj banorët e Divjakës për shkelmimin e atij traut të paligjshëm, banorët kanë të drejtën e tyre të jenë të lirë. Ju nuk lini vend ku ka para, dhe 50 lekë-shin dhe 100 lekë-shin e nxirrni, doni të nxirrni dhjamin nga pleshti se kështu jeni gatuar. Ne jemi të barabartë tha kolegia, jemi vetëm në titull, unë nuk jam i barabartë me ato ministrat e Al Abbarit, ky është ndryshimi i madh që kemi ne, nuk jemi abuzues e hajdutë, nuk jemi të tillë sepse në radhët tuaja ka ministra që janë në burg, në vend që të punonin për shqiptarët vidhnin përmes inceneratorëve. Aferën e Portit do e denoncojmë të gjithë javën tjetër, nuk jemi kundër investimit por jemi kundër abuzimit. Inceneratorët bëjnë ‘muu’, nuk e kemi kënaqësi por abuzuesit duhet të jenë në burg. Kemi problem sa i përket legalizimit të kanabisit, që do i hapë rrugën abuzimit me të si në vitin 2016 që u mbush vendi. Sa i përket alarmit për amnistinë fiskale e dimë, ku u gjetën ato para për kullat e Tiranës?
Në portin e Durrësit, është arrestuar kyredispeçeri i portit në Belgjikë, ju e dini që agjencitë e transportit në port sjellin kuintalë me kokainë. Ky është realiteti i vërtetë. Rruga Qukës-Qafë Plloç ka përfunduar 99.4% të gjithë punimeve të rrugës, dhe për 0.6% merrni 58.6 milionë dollarë. Ju jeni mjeshtra për të gjetur gjithë abuzime. Këto janë të vërtetat, keni harxhuar 23 milionë dollarë një kilometër rrugë në fushë, u arrestua dje nga SPAK-u Arben Dervishaj, njeriu juaj i fortë që mbante evidencat për punimet në inceneratorë. Ju i gjeni gjithë format e mënyrat se si në këtë projekt të nxirrni para, sidomos para zgjedhjeve gostitni klientët tuaj. Është çështjes kohe që disa prej jush të jenë para drejtësisë, të jeni të sigurt ku ka abuzime e shpërdorime me firmë nga personat përgjegjës ato do dalin një ditë. U bëj thirrje ish-kolegëve të mi në SPAK, ndonëse kanë shumë presion do t’i inkurajoja bashkë me kolegët e opozitës së vërtetë, duhet t’i bëjnë një shërbim të jashtëzakonshëm këtij populli”, tha ai.