Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka deklaruar sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ajo është shprehur se bosët e inceneratorëve, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljën as nuk i njeh dhe as nuk i ka takuar kurrë më parë.
Pjesë nga diskutimi:
Këlliçi: Nuk kemi gjetur një shpjegim se pse është vendosur çmimi 29 euro për ton për inceneratorin e Tiranës. Ky koncensionar paguhet nga lekët e shtetit
Balluku: Dua para se gjithash që të sqaroj faktin se impianti i Tiranës nuk ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit. Do ishte gabim dhe abuzim. I gjithë impianti ndërtohet përmes instrumentit të koncensionit. Koncesion do të thotë se koncensionari vendos nga paratë e veta dhe e ndërton atë dhe e përdor për 30 vite. Dhe më pas 30 vitesh vendos shtetit se çfarë do të bëhet me këtë impiantin. Ministria e Infrastrukturës nuk i kalon asnjë kokërr leku koncensionarit, zero. Ne mbështesim Bashkinë e Tiranës. Ato para kalojnë nga ministria te Bashkia, pëer të mbështetur bashkinë për menaxhimin e mbejteve. Pra ne nuk i japim asgjë koncensionarit. Nuk ka asnjë marrëdhënie përmes buchetit të shëtit dhe koncensionet. Koncesionet nuk ndërtohen nga buxheti i shtetit. Do më dëgjoni…zoti Bushati, po deshët! Unë nuk marr përsipër të hetojë apo të analizojë se si e menaxhon koncesionin firma koncensionare, pasi ka njësi për këtë punë. Por mos ta përdorim shprehjen se nga buxheti i shtetit kanë shkuar lekë te koncensionari. Koncensionari e mban për 30 vite me të ardhurat e tij. Nëse Bashkia paguan për shërbimin, duhet ta bëjë. Si mendoni ju s’do paguaj bashkia? Askush nuk i trajton mbetjet falas.
Këlliçi: S’do i hyja fare komentit për zërin e koncensulencës. Por tallje më të madhe se kjo s’ka. Këto para kanë shkuar për Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Në landifillin e Sharrës në këto vite janë dhënë 37 mln euro, dhe ai është landfill ende.
Balluku: Pyetjet tuaja janë të shkurtra, por konkluzionet janë të gjata. Se çfarë ka qenë landfilli i Sharrës dhe çfarë është sot, nuk është diçka që ngelet këtu mes nesh në bisedë. Banorët e Kombinatit e dinin se ku jetonin. nëse ka pasur një emergjencë mjedisore në Tiranë, ka qenë Sharra. Mos bëni konkluzione mbi përgjigjet e mia se aty keni raportin.
Këlliçi: Me mijëra qytetarë janë proceduar penalisht se kanë rregulluar çatinë, apo kanë zgjeruar dritaren, sidomos aty në Kombinat ku jeni dhe ju deputete. Në Landfillin e Sharrës nuk është bërë vetëm për përgatitje për ndërtim, por është bërë një e tillë pa leje. Pronarët duhet të ishin paditur për ndërtim pa leje.
Balluku: Ju mund të thoni se aty janë bërë ndërtime pa leje. Por unë ju them se aty është përgatitur kantieri, dhe deri në zbardhjen e lejes, nuk ka pengesë.
Këlliçi: A keni kontakt më me zonjën Gugallaj, Zotot dhe Mërtiri
Balluku: I dashur Belind, jo vetëm që nuk kam marrëdhënie dhe si kam takuar së fundmi, por bëj pjesë te ata njerëz që nuk i kam njohura asnjëherë. Si kam parë as në foto. Pyetja se i kam takuar apo jo së fundi bie. Si njoh dhe si kam takuar më parë, dhe as që nuk i takoj së fundi.
Këlliçi: A keni zhvilluar ndonjë takim elektoral dhe apo keni marrë ndonjë mbështejte financiare nga kompania “Integrated Energy BV SPV”?
Balluku: Nuk ia kam lejuar vetes që të futem në landfillin e Sharrës, dhe ti me kë ndjekur këmba këmbës për të më kapur në konflikt interesi. Sigurisht nuk kam marrë asnjë mbështetje financiare ndonjëherë nga ndonjë subjekt që mund të kem ndonjë konflikt interesi për shkak të detyrës. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë.