Si sot dhe 4 vite më parë familja Gjebra humbi një nga pjesëtarët më të dashur, nënën e moderatorit të njohur, Ardit Gjebra.
Arditi me anë të një postimi në faqene tij zyrtare në “Instagram” ka rikujtuar nënën e tij duke i drejtuar disa fjalë vërtet prekëse.
“U zgjova sot dhe imagjinova të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t`i ndieja aromën… por nuk është dot më. E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite… si sot… mami”.
Kujtojmë se moderatori bëri një tjetër dedikim prekës kur ndau lajmin e humbjes së nënës 4 vite më parë.
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”, shkroi Arditi në atë kohë.
Modernatori e ka kujtuar nënën e tij me disa fjalë prekëse edhe në përvjetorin e parë të saj.
“Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti? A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj. Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.
“Imagjinova të dilte nga dhoma”, Ardit Gjebrea e ndjen sot dhimbjen e humbjes së nënës, njësoj si 4 vite më parë./albeu.com