Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sërish foto me të rinjtë e qytetit të Lezhës për të cilët shprehet se bashkimi i tyre është si një fuqi bërthamore.
Meta thekson se të rinjve duhet t’i jepet krahë dhe të mbështetën në mënyrë që e gjithë Shqipëria të rifitojë gjallërinë dhe të ketë me shumë shpresë.
“Bashkimi i të rinjve është fuqi bërthamore! Le t’u japim krahë dhe t’i mbështetim sa më shumë në mënyrë që Lezha dhe e gjithë Shqipëria të kenë më shumë gjallëri, më shumë shpresë dhe një të ardhme të shkëlqyer, ashtu siç të rinjtë shqiptarë e meritojnë”, thekson Meta.
Kreu i PL-së ka takuar sot strukturat e kësaj force politike, ku ka shprehur dhe shqetësimet publike për mungesën e vëmendjes nga qeveria Rama.
Me heret Meta ka postuar dhe nje video me te rinjte, ku thekson se:
“Nga Lezha e 2 Marsit: Rinia e bashkuar, fitore e garantuar!”, shkruan Meta.
Kujtojmë që gjatë fjalës së tij, Meta iu bëri thirrje të rinjve “te luftojne me shume per te drejtat e tyre dhe per te ardhmen e tyre’, teksa theksoi se “bashkimi i te rinjve eshte nje fuqi berthamore”.