Këtë të shtunë, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkuar në Roskovec, ku ka zhvilluar takim me banorët.
Kreu i PL-së, është shprehur kundër ndërtimit të TEC-it, të cilin e ka quajtur njëlloj si inceneratorët.
Gjithashtu, Meta shtoi se po bëhet gjithçka për të shpopulluar vendin e për ta mbushur me filipinas dhe bangladeshas.
“Le të shkotë shkojë kompania greke ta bëjë në Greqi TEC- in ç’punë ka me Roskovecin?
Dhjetra hektarë sera që janë investuar e marrin 0 mbështetje nga shteti.
Të dashur banorë, jam këtu me ju kundër kësaj veprimtarie kriminale që është si dy pika uji me inceneratorin dhe u habita kur pashë një emër Agaçi tek rruga, qenka nip këtej.
Edhe Hamzai Kastrioti e kishte emrin, por ishte palaço.
Të ketë turp Agaçi është bërë palë me Ramën sepse e kanë menduar kollaj për të nënshtruar këtë zonë.
Duan t’ju përzënë e t’ju zhvlerësojnë investimet që keni bërë.
Duan që edhe fëmijët t’i përzënë nga vendi e t’ju sjellin bangladeshas e filipinas”, tha ai.