Ilir Meta del nga vetja e kërcënon live: Nuk pyes për horrat, gangstera e mafie!

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në Abcnews ka shpërthyer në akuza dhe deklarata të forta politike dhe jo vetëm.

Me tone të larta, Meta deklaroi se nuk pyet për horrat, gangsterat, mafjan ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar.

I ftuar në emisionin ‘Log’ në Abc News, Meta ka paralajmëruar mafjen ndërkombëtare, ku ka thënë se Shqipëria nuk është një vend eksperimental, dhe se shqiptarët janë zot të vendit të tyre. Ai gjithashtu ka thënë se diplomatët e korruptuar i kanë dhënë pushtet një gangsteri si Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Metës:

Presidenti nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarë. Secili është zot në shtëpinë  e vetë. Do bëhet çdo gjë sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Ata që kanë shkelur kushtetutën e kanë vendin në burg. Për bashkëpunëtorët që janë vendas dhe të huaj.

Turp të kenë ata të korruptuar që bashkuan me Edi Ramën dhe bllokuan gjykatën Kushtetutës. I dhanë pushtet një gangsteri si Edi Rama. Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombëtare dhe as për diplomatë të korruptuar.

Ilir Meta mendon vetëm për Shqipërinë dhe për respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prerë për ta, në veçanti me mafien ndërkombëtare, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimental.

Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara në telefonat e saj mesazhet e Presidentit, por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar. Duhet të jenë shumë ë kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe ne, zgjidhjen do e japim vetë. /albeu.com/

 


Shtuar 1.04.2021 21:54