Çështja e koncesionit të Sterilizimit ka nisur të shqyrtohet që nga ora 9:00 e mëngjesit në Gjykatën e Posaçme.
I pranishëm në seancë është edhe Ilir Beqaj, avokati i të cilit ka këkuar që ish-ministri të mbante një shise uji në sallë. Në këto momente ka ndërhyrë Beqaj, i cili me nota ironie është shprehur se Hashim Thaçin në Hagë e lënë me kompjuter para dhe me avokatin afër, ndyshe nga ai.
“Hashim Thaci në sallë me kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa patur mundësine të kemi afër avokatin”, tha Beqaj.
Ndërkohë, avokatët mbrojtës të ish-ministrit kanë kërkuar pushim të çështjes ose kthim pas të hetimeve.
Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua në muajin korrik nën akuzën për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera, bashkë me Ermal Kurtulaj si dhe 5 të tjerë.
Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm i SASPAK, SPAK dyshon se ish funksionari, Beqaj bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre.
Sipas SPAK, Beqaj urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor ishte pikërisht vetë ish-ministri, përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij.