Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës arkëtoi 93 milionë euro nga taksa e ndërtimit, por investime për qytetarët nuk ka

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, teksa ishte i ftuar në “MCN economy”, u shpreh se për tetë muajt e parë të këtij viti, Bashkia Tiranë, ka arkëtuar vetëm nga taksa e ndërtimit një shifër rekord prej 93 milionë €.

Kjo për anëtarin e Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti, përkthehet me faktin se taksat i shtojnë dhe i marrin, teksa investime dhe shërbime për qytetarët e bizneset e kryeqytetit, nuk ka.

E thënë në një fjali shumë të shkurtër, sepse i doli përtej parashikimeve, kur vjen puna të na marrin taksat, për të na shtuar taksat e bëjnë tërë qejf, kur vjen puna ti shpenzojmë taksat tona, në investime apo shërbime por këtë nuk e bëjnë. Kjo nuk është ndonjë gjë e re.

Ndërkohë që kjo u rrit me 57% në 8 muajt e fundit, kryesisht si rrjedhojë e çmimit të referencës, nga krahu tjetër e di se sa përqind kapital për shpenzime ka shpenzuar Bashkia Tiranë nga ajo që kishte përgatitur vet për të njëjtën periudhë, vetëm 25%.

Sepse këtë ka bërë çdo vit, kur vjen puna te investimet kapitale, nuk i ka realizuar kurrë.
Për këshilltarin Alimehmeti, kjo situatë është e përsëritshme çdo vit pasi krahas ngritjes së taksave, investimet i mbajnë të ulëta dhe nuk realizohen as me buxhetin e planifikuar.

Në vitin 2021, ka realizuar vetëm 39% që kishte vendos në buxhet për këtë vit, vitin 2022, ka realizuar 34% dhe në vitin 2023, ka realizuar vetëm 50% të asaj që kishte planifikuar.

Si rrjedhojë këtë 25% i bërë për tetë muaj e fundit, është në linjë se ç`ka ka ndodh çdo vit tjetër.

Pra, taksat i ngrenë, ndërkohë që investime e dinë që do t’i mbajnë të ulëta dhe nuk do t’i realizojnë as ato që kanë miratuar vet në buxhetin përkatës”,-tha Alimehmeti.


Shtuar 7.10.2024 15:40