Iku për herë të dytë nga shtëpia, gjendet 16-vjeçarja në Vlorë

16-vjeçarja Eliza Tozaj, nga Vlora,  e cila u largua nga banesa e saj dy herë brenda javës është gjetur sot. Lajmin e ka konfirmuar nëna e saj.

Kujtojmë se ajo kishte ikur nga shtëpia ku jeton me familjen e saj më 12 janar, por e gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit.

Ishin banorët ata që bënë denoncimin në polici duke thënë se kishin parë një vajzë që lëvizte vetëm. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se kishin të bënin me 16-vjeçaren që ishte denoncuar e zhdukur.

Të premten rasti është përsëritur sërish. Pasi ka mbaruar mësimin vajza nuk është kthyer në shtëpi. Nëna e saj tha se vajza është larguar me  një djalë me të cilin është në një lidhje por ata nuk kanë qenë dakord për shkak të moshës.


Shtuar 19.01.2022 13:48