Iku Bashkim Fino, çfarë fshihet pas fotos së ngushëllimit nga Rama (FOTO LAJM)

Menjëherë pas lajmit të hidhur që deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë, kryeministri Edi Rama pezulloi çdo aktivitet elektoral në shenjë zie.
Me anë të një postimi në Facebook, të cilën e shoqëroi me një foto ku ka mbështetur krahun në karrigen e Finos, Rama shkruante se është e pabesueshme, po fatkeqësisht e vërtetë duke e quajtur më tej mik.
Por dihet që Rama nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie të ngushtë me deputetin Fino. Edhe kjo foto e publikuar, është prerë pasi në foton reale Rama ka hedhur vështrimin tjetërkund në sallën e kuvendit.

Reagimi i Ramës

E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur



Shtuar 29.03.2021 09:50