IKMT shkon për t’i shembur shtëpinë, pronarja: S’jemi serbë të na vrisni kështu (VIDEO)

Rushan dhe Katerina Kurti sot janë përballur me fadromat e IKMT-së që kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në Ksamil.

Kjo pasi IKMT ka shkuar që t’u shembë shtëpinë, pasi sipas punonjësve është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë për se objekti i tyre është në proces legalizimi.

Ato thonë se banojnë aty prej 2013.

“Kur të vijë vajza nga Greqia hajdeni prisheni. Ça jemi ne, nuk jemi serbë të na vrsini kështu bam bam bam. Ne të ngrohemi në diell, s’na lë shteti rrugëve ne? Mos bëhemi kështu” tha ajo./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 12:52

Tags: ,