Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Këlcyrë

Hetimet për zbardhjen e dinamikës së tragjedisë së djeshme në Këlcyrë, ku humbën jetën 7 emigrantë të huaj dhe shoferi shqiptar, kanë hyre në fazë të re.

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, ku mësohet se emigrantët ishin nga Pakistani. Bëhet me dije se disa prej tyre janë identifikuar, ndërsa pjesa tjetër pritet të identifikohen përmes ADN-së dhe gjurmëve të gishtave.

Ndërsa shoferi i “Benz-it” me të cilin po transportoheshin emigrantët ishte 24-vjeçari nga Shkdora, Edison Bregaj. I riu gjithashtu, mbeti viktimë e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të dy prillit.

Ndërkohë, policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona Agustin Gjepa dhe Ramazan Dekovi, të akuzuar për dhënje ndihme të kalimit të kufirit.

Sipas burimeve, këta persona kanë bashkëpunuar me shoferin Edison Bregaj, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident për trafikun e klandestinëve.

Edison Bregaj kishte marrë me qira mjetin nga Agustin Gjepa.


Shtuar 3.04.2024 11:01