Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e pasurive të Jamarbër e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarber Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive.