Mbëmjen e së martës, një autobus me pasagjerë u rrëzua nga ura në Venecia të Italisë dhe ra në shinat e trenit, duke shkaktuar bilancin tragjik me 21 të vdekur dhe shumë të lënduar.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, pistat ku janë hapur hetimet shëndeti i drejtuesit të mjetit, ose manovër e rrezikshme nga ky i fundit.
Të 21 viktimat janë identifikuar. Mes tyre një djalë një vjeç e gjysmë dhe një vajzë 11 vjeç.
Sipas të dhënave nga prefektura e Venecias, ata janë 9 shtetas ukrainas, 4 rumunë, 3 gjermanë, 2 portugeze, 1 kroat, 1 afrikano-jugor dhe i vetmi italian ishte shoferi i autobusit, një 40-vjeçar nga Treviso.
Sa i përket të plagosurve, deri më tani janë identifikuar 13 nga 15 personat e shtruar në spital; 5 shtetas ukrainas, 4 gjermanë, 2 spanjollë, 1 kroat dhe 1 francez.
Dy të plagosurit e fundit, për të cilët vijojnë hetimet, duhet të jenë shtetas ukrainas dhe gjerman.
Në mbrëmje, Rajoni i Venetos publikoi buletinin e përditësuar deri vonë pasdite: nga 15 të shtruarit në spital, 12 janë të rritur dhe 3 janë të mitur. Dhjetë janë në kujdes intensiv./albeu.com