Ibrahimaj: Në fillim të nëntorit marrin 700 milion euro borxh

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj është shprehur se ë fillim të nëntorit, Shqipëria pritet të dalë në treg në fillim të nëntorit do të ketë një vlerë 700 milionë euro.

Ministrja sqaroi se nuk është caktuar një datë fikse me qëllim që të gjendet dita më e parështatme për të marrë normën me të përshtatshme.

“Sot janë miratuar dy projektvendime, i pari ka të bëjë me vlerën e eurobondit, që pritet që të dilet në treg në fillim të nëntorit do të ketë një vlerë 700 milionë euro. Procesi është duke u ndjekur nga Ministria e Financave dhe këshilltarët.

Dalja në treg nuk është vendosur si datë me qëllim që të dalim në ditët më të përshtatshme për të marrë normën më të përshtatshme të interesit” tha ministrja. Sot Presidenti Ilir Meta dha “OK”, por me rezerva për këtë projektligj” tha Ibrahimaj./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 14:12