I vranë vëllanë, kush është 19-vjeçari në gjendje kritike nga sherri me thika në Elbasan (FOTO & VIDEO)

I riu që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është 19-vjeçari Mikel Kovaci i cili mbeti i plagosur rëndë me thikë mbremjen e sotme ndërkohë vëllai i tij, humbi jetën.

Viktima është shtetasi Florenc Kovaci 28 vjeç, i cili humbi jetën pas një sherri mes të rinjsh me thika.

Burimet bëjnë me dije se viktima kurohej prej kohësh nga depresioni.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur te Fusha e Vjeter e Sportit ne Elbasan, ku të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur.

Aktualisht besohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur pas debatit për një vajzë, por nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po heton më shumë mbi ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 5.11.2021 21:30