I veshur kuzhinier, fotoja e 20 vjeçarit nga dita e parë e punës dhe e fundit e jetës (FOTO LAJM)

Kjo foto, tregon ëndrrën e Musaen Zenelit, 20 vjeçari i cili u vra mbrëmë në Velipojë.

20 vjeçari ishte punësuar në kuzhinën e hotelit “Gocaj” ku fatkeqësisht, për të dita e parë e punës u kthye në të fundit të jetës.

Nga 4 viktimat e masakrës në Velipojë, raportohet se Zeneli ka ndërruar jetë i 3-ti pasi ka marrë një plumb në zemër.

Të riut i janë gjetur në xhep vetëm 30 lekë, ndërsa familja e tij ishte në kushte të vështira ekonomike.

I riu jetonte vetëm me nënën për të cilën duhet të kujdesej pas humbjes së babait të tij, i cili u mbytë kohë më parë në lumin Drin. Që prej asaj kohe duhet të përkujdesej për nënën dhe vëllain.


Shtuar 27.06.2021 21:06