Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Mallakastër. Bledar Bregu 33 vjeç dhe Besnik Veliaj 38 vjeç, ndërsa po pastronin një pus, kanë rëndë brenda. Ata u nxorën me shenja jete, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë Veliaj.
Nga ana tjetër, Bregu ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. E motra e tij ka folur për mediat ku ka thënë se 33-vjeçari ishte shok me viktimën dhe bashkë pastronin puse dhe bënin punë bujqësie për të siguruat të ardhurat e familjes.
“Vëllai pastronte puse dhe bënte punë bujqësie për të siguruar të ardhura për familjen”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se i lënduar në pus ka mbetur edhe një punonjës i zjarrfikëses, i cili I nxori dy banorët e zonës nga pusi./albeu.com