Kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, pasi u rendit i treti.
Ai mori 13844 vota, duke lënë pas edhe kandidatin e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Roland Bejkon.
Qori e ka cilësuar si rezultat të mirë këtë numër votash që ka marrë nga qytetarët e Tiranës dhe shtoi se u ka dhënë njerëzve shpresë.
“Rezultati më duket i mirë. Rezultati që kam marrë unë dhe lëvizja Bashkë i ka bërë njerëzit shpresëplotë. Në këtë kuptim, ndihem mirë. Shpresën e shoh te njerëzit që takoj sa dal në rrugë”, tha ai.
Qori e lidh numrin e lartë të votave me fushatën e mirë zgjedhore që Lëvizja Bashkë bëri.
“Fushata jonë ka qenë më e bukura, më e varfra, më e pasura në ide. Ka qenë një fushatë në këmbë, me autobus, me biçikletë”, tha Qori në emisionin Top Story.
Ai është ndalur është te fakti se qytetarët që e kanë votuar, nga ana tjetër nuk kanë votuar Lëvizjen të cilën ai përfaqqëson.
Numërimi në Tiranë ende nuk ka mbaruar, por “Bashkë” deri më tani nuk merr mandate në Këshillin Bashkiak.
Pasi iu vu në dukje se si një politikan i majtë bën fushatën vetëm për veten dhe jo për partinë, ai tha se po të ishte në dorëne tij, do të bënte të kundërtën.