Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Bedrie Loka vrau veten, ndërsa për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, pasi dyshohet se e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.
Në dosjen e Prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë janë zbardhur dëshmitë e fëmijëve të çiftit. Njëri prej tyre, i mituri K. Loka thotë se babai i tij akuzonte nënë se shkonte nëpër hotele me dajën.
Sipas fëmijës, Xhemal Loka e dhunonte dhe e ofendonte me fjalët më të rëndë.
“Në deklarimet e tij të datës 06.01.2024, njëri prej fëmijëve të çifit Loka, shtetasi i mitur K. Loka deklaron “babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time”, “më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras… e ka ofenduar me fjalë të rënda… e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”, “më datë 1 janar, pas vitit të ri… babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te… daja im… dhe të gjyshja ime… ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thoshte që s;’ke për të shku”, “babi im e shante e ofendonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)”, thuhet në dosjen hetimore.
Ndërkohë Gazeta Panorama Online ka siguruar edhe një video të dhunës së Xhemal Lokës ndaj gruas së tij të nderë.
Në video ai e shan dhe e kërcënon, ndërsa shihet edhe djali i tyre që tenton të ndajë çiftin.