Një burrë ka dhunuar modelen e njohur greke dhe partnerin e saj i cili po ashtu ëhstë shumë i njohur.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke sulmi ndodhi mbrëmjen e të shtunës jashtë një klubi nate në Glyfada.
Në fotografitë e publikuara nga mediat, duken qartë plagët dhe dëmtimet në fytyrën e të rësë.
Burri me të cilin ajo kishte një lidhje në të kaluarën, pasi e rrahu jashtë lokalit të natës, sulmoi edhe partnerin e saj aktual dhe i kafshoi veshin.
Ata shkuan në komisariat ku denoncuan sulmin dhe autoritetet greke po merren me çështjen në fjalë.
“Jam në shok për momentin, po përpiqem të bashkohem dhe ta kapërcej këtë situatë. Po mundohem të gjej forcën dhe të flas për të mbrojtur vajzat e tjera, që mund të jenë viktima të dhunës në familje dhe kanë frikë të flasin”, tha modelja e re.